Kalemaj: Shqipëria e para në Evropë për kultivimin e kanabisit, qeveria s’bëri asgjë për qëndrimin e mjekëve (VIDEO)

Kalemaj: Shqipëria e para në Evropë për kultivimin e kanabisit, qeveria s’bëri asgjë për qëndrimin e mjekëve (VIDEO)

Politologu Ilir Kaslemaj në MCN Live kakomentuar tri ligjet e miratuara në senacën e fundit e plenare atë për kanabisin mjekësor, akademinë e shkencave si dhe ligji për jekët e rinj. Ai tha se është për tu habitur se si ligje kaq të rëndësishëm miratohen në distën e fundit, ndërsa u shpreh se sa i përket kanabisit qeveria nuk bëri asnjë konsultim me sgrupet e interesit, po ashtu nuk bëri asgjë edhe për qëndrimin e mjekëve. “Është për tu habitur se si ligje kaq të rëndësishëm miratohen në ditën e fundit të kuvendit, por me mangësi të forta proceduriale. Është futur ligji i akademisë së shkencave kontrabandë për shkak të afateve të Gjinushit, pra kemi kaluar nga inceneratorët në ligje të personalizuara. Bëjmë një ligj të tërë për një person që ai të vazhdojë të jetë në punë, kjo është kapje e shtetit në nivele groteske. Ne aty pamë krisjet e para dhe jo forcën e numrave. Sa i përket ligjit të kanabisit, ne jemi një vend, Shqipëria është vendi kryesor i prodhimit të kanabisit zë vendin e parë në evropë. Normalisht si mund të pretendosh ti që kaq shpejt të prodhosh, përpunosh dhe eksportosh, ka kaq shumë pikëpyetje dhe pse me kaq shpejtësi. Tjetra është projektligji për studentët e mjekësisë. Qeveria duhet të bëjë diçka për të frenuar eksodin e mjekëve, por çfarë ndodh. Çdo shtet e ka problemin e eksodit të mjekëve, por duhet të bësh diçka për ta frenuar këtë, në Shqipëri nuk po përdoret fare karrota, por po përdoret shkopi"

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy