Korreshi tregon ndryshimin mes demokratëve dhe socialistëve: Ne jemi rebelë, ata hanë dajak

Korreshi tregon ndryshimin mes demokratëve dhe socialistëve: Ne jemi rebelë, ata hanë dajak

Deputeti demokrat, Saimir Korreshi, në studion e emisionit “Stay Tuned” në MCN TV, analizoi ndryshimet mes demokratëve dhe socialistëve. Korreshi tha se ka dallime të thella mes deputetëve demokratë dhe socialistë dhe organizimit të brendshëm të dy partive.

Ne jemi shumë më të pabindur, nuk vihemi kollaj në rresht. Për nga natyra jemi rebelë, kurse në PS ditën e votimit në rresht për një në orën 7:00, të kollarisur. Janë një ushtri elektorale. PD nuk e bën këtë, ne kemi njerëz të besuar që rrinë në qendrën e votimit, por patronazhistë nuk kemi. Nga ana karakteriale ndryshojmë shumë, ata vihen në rresht dhe hanë dajak.

Korreshi tha se demokratët duhet të bashkohen që të arrijnë te fitorja.

6 marsi na tregoi se të dyja palët duhet të bashkohemi, duhet të kemi parasysh se pjesa gri nuk na vjen kollaj. Këta vazhdojnë akoma të punojnë për të treguar kush është faktor.

Deputeti i Lushnjes tha se PD duhet të ndryshojë qasjen në raport me kohën e zgjedhjes dhe shpalljes së kandidatëve.

Unë e kam ngritur si shqetësim që PD bën gabim historik që në 45 ditët para zgjedhjeve nxjerr kandidatët. Duhet gjetur zgjidhja brenda vetes fillimisht.

Korreshi tha se kryeministri ka zaptuar të gjitha pushtetet.

Edi Rama sot është si qoftëlargu para ’90. Ka kapur të gjitha pushtetet. Po tenton me diversitetin e tij që ne të shtojmë dozën e vrerit ndaj njëri-tjetrit. Ka kapur të gjitha institucionet.

Emigrimi i të rinjve sipas Korreshit po nxitet edhe nga fakti që opozita nuk po ngjall dot shpresën.

Kam qenë pedagog në Elbasan. Në degën time të ekonomisë kishte studentë. Sot ka vetëm 3 të regjistruar. Sot të rinjtë zgjedhin të punojnë në shtëpi bari. Demotivohen sepse nuk na shohin edhe ne si faktor të ndryshimit. Bëjnë zgjedhjen e tyre, ikin dhe shikojnë jetën e vet personale.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy