
Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, hodhi akuza ndaj kryeministrit Edi Rama, pasi mijera familje shqiptare janë hequr nga ndihma ekonomike.
Një deklaratë për mediat nga selia blu, kryedemokrati deklaroi se nesër do të thërrasë në një mocion me debat për kryeministrin Rama, pasi mijëra familje shqiptare janë hequr nga ndihma ekonomike. Basha u bëri thirrje mediave ta vendosin këtë “Holokaust” në qendër të vëmendjes së tyre.
“Mijera familje shqiptare jane hequr nga ndihma ekonomike. Perjashtimi eshte kriminal. Jemi vendi i vetem ne Europe qe ka cuar drejt emigracionit me vullnetin e Rames kryeminister mijera shqiptare. Rama po perdor metoda naziste, spastrimi ndaj shqiptareve. Nje prej tyre eshte heqja nga skema e ndihmes ekonomike. U bej thirrje mediave ta vendosin kete “Holokaust” ne qender te vemendjes ae tyre. Ministrja eshte ne kushtet per t’u cuar per ndjekje penale, sepse ka shperdoruar detyren, sepse nuk na ka dhene informacion brenda dy javeve per skemen dhe kriteret e ndihmes. PD do te kerkoje mocion me debat per kete skenar naziskin te Rames”, tha Basha.
Kryetari i PD, Lulzim Basha ka komentuar deklaratën e kryeministrit Edi Rama në Parlamentin e Kosovës, për nje president kombëtar. I pyetur nga gazetaret, Basha tha se as Kosovës dhe as Shqipërisë nuk i duhet një hajdut me shume.
"Hedh gomari një gur në ujë dhe e ndjekin të gjithë pastaj. Unë flas për familje që nuk kanë bukë, unë flas për një shtet të shkatërruar nga korrupsioni dhe krimi dhe përgjegjësi nuk bën gjë tjetër vecse hedh shashka. Nuk i duhet as Kosovës as Shqipërisë një politikan më shumë, një hajdut më shumë. Por i duhet një treg i përbashkët energjie, telekomunikacioni", tha Basha.



