
Sali Berisha e quan të arritur qëllimin për të cilin e nisi lëvizjen e tij në bazë disa javë më parë. Në një takim me mediat, Berisha tha se provë për këtë është mbështetja që ai gjeti te demokratët e thjeshtë.
Prej më shumë se një muaji mori jetë në një moment kritik të historisë së pluralizmit lëvizja e një grupi deputetësh drejtues qendrorë, lokalë të PD, anëtarë e anëtare të kësaj partie me qëllimin më madhor ringritjen e PD, shndërrimin e saj në një forcë vigane opozitare dhe me mision çmontimin e narko-shtetit, rikthimin e Shqipërisë në rrugën e demokracisë dhe integrimit.
Ky proces, ka një kusht para së gjithash e mbi të gjitha, shndërrimin e PD, në një forcë të vlerave konservatore në Shqipëri. Ju jeni dëshmitarë, se si kreu i meduzës Edi Rama, me të gjithë anturazhin e tij të krimit dhe të drogës arriti pothuaj të shuajë opozitarizmin në Shqipëri. Arriti, të shndërrojë PD në një parti që u largua këto 8 vite nga vlerat e saj themelore, nga parimet e saj themelore, mandatin e tretë të Edi Ramës. Një rol e rëndësi të veçantë ka luajtur dhe Geroge Soros me mafien e tij. Armik i egër i konservatorizmit në Shqipëri dhe në botë.
Ai bëri gjithçka që në këto vite në Shqipëri të ktheje de fakto monizmi. Ju jeni dëshmitarë që sot Edi Rama kontrollon 10 % më shumë pushtet se sa kontrollonte Ramiz Alia në vitin ’91. Kjo përballje e suksesshme. Kjo lëvizje që tronditi Shqipërinë dhe u shndërrua në dritën e tunelit të zi në të cilin ishin zhytur shqiptarë që rrezatojnë në arenën ndërkombëtare është pas vitit 1991, lëvizja e dytë më e rëndësishme historike. Ju jeni dëshmitarë të përpjekjeve djallëzore të narko-qeverisë dhe aleatëve të saj, ta pengojnë me çdo kusht këtë lëvizje. Të shkurajojnë demokratët, me deklarata absurde, me qëllime anti-demokratike, por që të gjitha dështuan. Çfarë nuk iu diktua këtë javë peng Bashës në deklaratat e tij të pafundme absurde. Foltorja kaloi nga suksesi në sukses. Kaloi si dritë shprese nga shpirti në shpirt.



