Opozita dhe partia socialiste janë përplasur sërish në komisionin për reformën zgjedhore. Pd-ja kërkon me ngulm që të futet metoda e votimit dhe numërimit elektronik ndërsa sipas partisë socialiste nuk ka më kohë. Ata kanë dakordësuar vetëm për mënyrën se si do të bëhet ndryshimi i kodit zgjedhor.



