Hajdari me Flutura Açkën: Nuk duhet të bëjmë garë muskujsh, por idesh

Hajdari me Flutura Açkën: Nuk duhet të bëjmë garë muskujsh, por idesh

Kandidatja për deputete e Nismës Thurje, Rudina Hajdari, ka bërë të ditur se është takuar sot në rrugë rastësisht me kandidaten demokrate, Flutura Açka.

 Ndonëse kundërshtarë politikë, Hajdari tha se takimi ishte shumë miqësor, edhe për të përçuar një mesazh që kjo nuk është garë muskujsh, por idesh.

“Përgjatë fushatës derë më derë sot u hasa me kandidaten rivale, znj. Flutura Açka. U takuam, u përshëndetëm, biseduam dhe bëmë një foto bashkë. Gara jonë nuk është e nuk duhet të jetë garë muskujsh dhe lufte për jetë a vdekje por garë idesh e parimesh se si vendi ecën përpara. Kultura e luftës pa skrupuj për pushtet dhe e muskujve që tmerrojnë qytetin e prishin harmoninë e qytetarëve duhet të marrë fund. Nëse duam të shkojmë drejt perëndimit, duhet të sillemi si të tillë duke nisur nga ne politikanët”, tha Rudina Hajdari në “Facebook”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy