Begaj uron zgjedhjen e gruas së parë presidente në MV: Së bashku forcojmë më tej marrëdhëniet mes dy vendeve

Begaj uron zgjedhjen e gruas së parë presidente në MV: Së bashku forcojmë më tej marrëdhëniet mes dy vendeve

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Sh. T. Z. Bajram Begaj, uroi sot znj. Gordana Siljanovska-Davkova për zgjedhjen në detyrën e Presidentes së Republikës së Maqedonisë së Veriut, si e para grua në krye të shtetit.

Presidenti Begaj në një postim në profilin e tij në platformën X shpreh bindjen për forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve mes dy vendeve.

Urime, Gordana Siljanovska-Davkova, e para grua e votuar si Presidente e RMV.

Jam i bindur se së bashku do të forcojmë më tej marrëdhëniet tradicionalisht shumë të mira midis vendeve tona mike, si vende anëtare në NATO dhe anëtare të ardhshme në BE, për të cilën shqiptarët në RMV mbeten tërësisht të angazhuar.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy