Ofendoi policinë, reagon Balla: Do të kërkojë PD falje publike për Lulzim Bashën e Gramshit (VIDEO)

Ofendoi policinë, reagon Balla: Do të kërkojë PD falje publike për Lulzim Bashën e Gramshit (VIDEO)

Ka ardhur reagimi i parë nga radhët e Partisë Socialiste, pas publikimit të videos ku kryetari i Partisë Demokratike të Gramshit, Elmas Haruni, kundërshton dhe ofendon forcat e rendit.

Taulant Balla i është përgjigjur akuzave të PD e cila në njëreagim të saj tha se ky ishte një arrestim politik.

Duke mbështetur sqarimin e dhënë nga Policia e Shtetit, Balla shprehet se Elmas Haruni i është përgjigjur me një “gjuhë rrugaçërore punonjësve të policisë”.

"Policia bën me dije se mjeti ku udhëtonte Haruni është ndaluar për një kontroll në hyrje të Gramshit, por gjatë kontrollit të dokumentacionit kreu i PD-së ka kundërshtuar dhe ofenduar me një gjuhë rrugaçërore punonjësit e policisë. Më pas policia ka shoqëruar në Komisariatin e Policisë Elbasan makinën me gjithë personat që ndodheshin brenda", shkruan Balla.

Kreu i grupit të PS nëpërmjet një statusi në "Facebook" shtron edhe pyetjen nëse “do të kërkojë PD falje publike për Lulzim Bashën e Gramshit”.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy