Kolegji Zgjedhor shqyrton ankimimet për Shkodrën, rrëzohet kërkesa e LSI-së

Kolegji Zgjedhor shqyrton ankimimet për Shkodrën, rrëzohet kërkesa e LSI-së

Kolegji Zgjedhor ka zhvilluar seancën mbi ankimimin e Partisë Demokratike (PD) ndaj vendimit të Komisionit të Ankesave (KAS), për rezultatin e zgjedhjeve të 25 prillit në Shkodër.

PD-ja e çoi çështjen në Kolegjin Zgjedhor, pasi kërkuan shpalljen e zgjedhjeve të pavlefshme, me pretendimin se ka pasur parregullsi nga ana e Partisë Socialiste.

Nga ana tjetër, Kolegji nuk ka pranuar kërkesën e LSI-së për shtyrjen e seancës.

Sipas anëtarëve të Kolegjit, kërkesa e LSI-së është e pabazuar në prova dhe në ligj.

Në fjalën e mbajtur, drejtuesi i seancës u shpreh: “Vendosi të mos e pranojë kërkesën e përfaqësuesit të personit të interesuar për shtyrjen e seancës së sotme me arsyetimin se shkaku i parashtruar në këtë kërkesë nuk justifikon shtyrjen e seancës së sotme. Në kushtet kur kjo palë e interesuar kishte dijeni, mund të caktonte një përfaqësues tjetër. Së dyti, të vijojë gjykimin në mungesë të personit të interesuar. Shpallet trupi gjykues, sekretaria gjyqësore, çështja gjykohet nga 5 gjyqtarë të Kolegjit Zgjedhor”.

Përfaqësuesi i PD-së Marash Logu që po paraqet argumentet për shpalljen e pavlefshmërisë së zgjedhjeve në Shkodër.

Më herët, Kolegji ka rrëzuar kërkesën e Partisë Demokratike dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim për paraqitjen e provave shtesë për shpalljen e pavlefshmërisë së zgjedhjeve në Qarkun e Beratit, Gjirokastrës, Vlorës dhe Tiranës.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy