Tensionet në PD, Mitro: Shembulli më i keq që opozita i jep elektoratit. Nëse Basha ka këllqe le të krijojë një parti të re dhe të madhe

Tensionet në PD, Mitro: Shembulli më i keq që opozita i jep elektoratit. Nëse Basha ka këllqe le të krijojë një parti të re dhe të madhe

Kryeredaktori i MCN TV, Leonard Mitro, tha në MCN Live se nëse Lulzim Basha ka këllqet le të krijojë një parti të re me deputetët që i shkojnë nga mbrapa. E njëjta gjë vlen edhe për palën tjetër, grupin e Rithemelimit, shprehet Mitro. Ai shton se prania e Bashës në politikë dhe ajo çfarë po ndodh sot në opozitë është një kusur i Berishës.

Lidhur me tensionet në mbledhjen e Kryesisë së PD, Mitro tha:

Nuk di ta përkufizoj këtë zotëri (Bashën) se çfarë qenie politike është realisht. Të gjithë e pamë si eskaloi mbledhja e Kryesisë së PD, Kolegjit të Kryetarëve nëse mund ta quajmë kështu, me njerëz të njohur të z.Basha si ish-shefi i Policisë Bashkiake Florenc Hoxha etj, gjithsesi shembulli më i keq që opozita po i jep publikut, elektoratit”.

Mitro tha se Basha la të kuptohet se është i përzgjedhuri i amerikanëve për të drejtuar opozitën, ndërsa u shpreh për marrëveshjen e 17 majit.

Në qoftë se z.Basha ka ambiciet e tij për t’u rikthyer në politikë, marrë shkas nga ato çka tha në një takim në Kamëz, ku renditi si meritë të tij marrëveshjen e 17 majit, duke thënë na i kërkuan ndërkombëtarët, na thanë ose bëjeni ose do keni pasoja, duke lënë të kuptohet se ky është i përzgjedhuri i të huajve, amerikanëve për të drejtuar opozitën. Nëse ky zotëri i ka këllqet për të krijuar një parti të madhe, të krijojë frymë, një opozitë të re, është shumë e thjeshtë, mund të krijojë një parti të re me mbështetësit që ka, deputetët që i shkojnë nga mbrapa. Kjo mund të vlejë edhe për këta të tjerët, për të dy palët. Z. Basha në politikë dhe ajo që po ndodh sot në opozitë janë kusuret e z.Berisha, të mënyrës si e ka drejtuar PD-në, që kur e solli z.Basha, prandaj jemi në këtë derexhe. Berisha e kishte shansin të dilte nga kostumi i vet, por nuk arriti të dalë dot, të hapte partinë, të hapte garën, të mos ishte njëshi sërish”.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy