
Pyetjes se përse përçahet PD nëse ikën Lulzim Basha, demokrati Ervin Salianji iu përgjigj duke thënë se kundërshtarët në garë për kreun e PD kanë shkuar kudo dhe nuk kanë ftuar asnjë prej deputetëve aktualë. I ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV Salianji tha se kanditatët kanë qenë përjashtues dhe sipas tij nuk shkojnë nëpër zona të caktuara sepse “përtojnë të takojnë qytetarët”.
Pjesë nga diskutimi:
Pse përçahet PD nëse fiton Zonja Harxhi?
Saliani: Është një arsye elementare. Kanë shkuar kudo, edhe në Korçë për shembull dhe nuk kanë ftuar asnjë prej deputetëve aktualë, çfarë mendoni ju se do t’ua fal unë? Unë jam përfaqësues i PD dhe ajo shkon dhe nuk më fton mua dhe 5 deputetë aty.
Ti shkon nëse të ftojnë?
Saliani: Direkt do jem aty, unë jam përfaqësues i PD. Çfarë është ky kandidim. Mua s’më ka ftuar njeri. Si mund të vish ti pa ftuar grupin parlamentar. Çfarë janë këta kandidatë që nuk shkojnë nëpër zona të ndryshme, ata përtojnë të takojnë qytetarët.



