
Kryeministri Edi Rama detajon atë që i përket nga “Pakoja e madhe”, Policisë së Shtetit.
10000 lekë të reja nga Pakoja e madhe, pas rritjes së pagave para disa muajsh me 15% për punonjësit e terrenit dhe 7% për komisarët e Policisë së Shtetit, do ta zerojnë impaktin e inflacionit të luftës mbi konsumin e tyre familjar në këtë dimër të vështirë për të gjithë.
Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Rama thotë se dëshmohet vëmendja e pandarë e qeverisë jo vetëm ndaj shtresave më në nevojë, po edhe ndaj shërbëtorëve të shtetit e të popullit shqiptar.



