Tepelena dhe Merko: Nisma për ndryshimin e Kodit Zgjedhor, mjet i nevojshëm për çdo qeveri teknike që do të vijë pas dorëheqjes së Ramës

Tepelena dhe Merko: Nisma për ndryshimin e Kodit Zgjedhor, mjet i nevojshëm për çdo qeveri teknike që do të vijë pas dorëheqjes së Ramës

Aktivistët Andi Tepelena dhe Etleva Merko, thonë se nisma për ndryshimin e Kodit Zgjedhor është një mjet i nevojshëm për çdo qeveri teknike që do të vijë pas dorëheqjes së Edi Ramës.

 

Duke folur për “MCN Informacion” ata sqaruan se nuk janë organizatorët e protestë dhe se emrat e listës së nismëtarëve për ndryshimin e Kodit Zgjedhor nuk kanë lidhje me protestën qytetare.

 

Tepelena:

Nisma për ndryshimin e Kodit Zgjedhor ka nisur me qytetarë që njohin proceset ligjore, është një trase që do jetë e nevojshme për çdo qeveri teknike që do vijë pas dorëheqjes së Ramës. Është qytetarët për qytetarët. 

 

Ne jemi të fokusuar te protesta, prioritet është dorëheqja e Edi Ramës, rrëzimi i Edi Ramës. Do jetë një nga reformat bazike, jo vetëm për një palë zgjedhje por për 35 vite tranzicion. 

 

Ne duam të çlirojmë sistemin dhe të çlirojmë energji pozitive. Fokusi ynë është protesta, dorëheqja e Edi Ramës dhe më pas një qeveri teknike me të cilën duhet bërë Kodi Zgjedhor.

 

Merko 

Ne nuk jemi organizatorët e protestës, protestën e drejton populli dhe unë gëzohem që populli i ka thënë jo këtij pushtimi 13-vjeçar nga qytetarët. Emrat e nismëtarëve nuk kanë të bëjnë fare me protestën.

 

Mua më vjen keq që po luhet keq nga partia në pushtet, duke linçuar emrat tanë pa të drejtë dhe duke bërë kakofoni në kurriz të qytetarëve. Unë i bëj thirrje çdo qytetari që të na bashkohet në protestë, se është një nga protestat më të bukura qytetare. Se kjo protestë është e të rinjve, atyre që do drejtojnë nesër të ardhmen e vendit. 

 

Qëllimi i vetëm është dorëzimi dhe dorëheqja e Edi Ramës. Kjo është një lëvizje qytetare dhe do të vazhdojë në vijimësi nga qytetarët. Nesër kur kjo qeveri të rrëzohet ne duhet të kemi një qeveri që të funksionojë me meritokraci dhe t’iu shërbejë qytetarëve. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy