“Venecia” i kthen përgjigje Kurtit: Të respektohet vendimmarrja e Gjykatës Kushtetuese

“Venecia” i kthen përgjigje Kurtit: Të respektohet vendimmarrja e Gjykatës Kushtetuese

Komisioni i Venecias i ka kthyer përgjigje kryeministrit në detyrë, Albin Kurti në lidhje me kërkesën për opinion në raport me kompetencat e Presidentit.

Komisioni ka vlerësuar se duhet të pritet vendimi i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës rreth kësaj çështje.

“Kjo kërkesë u dërgua në Komisionin e Venecias pasi që u publikua Dekreti i Presidentit dhe para vendimit për vendosjen e masës së përkohshme nga Gjykata Kushtetuese. Pasi Gjykata Kushtetuese ka marrë vendim për vendosjen e masës së përkohshme deri më 29 maj, duke e pezulluar veprimin e Dekretit të Presidentit, dhe meqë Gjykata po e trajton këtë çështje, Komisioni ka vlerësuar që të respektojë vendimmarrjen e Gjykatës Kushtetuese, pasi veçse ka vepruar”, thuhet në komunikatë.

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, i dërgoi më 1 maj Komisionit të Venecias kërkesën për të dhënë opinion në lidhje me kompetencat e Presidentit të Republikës për shpërndarjen e Kuvendit dhe kompetencat e tij për dekretimin e kryeministrit të vendit, pas mocionit të suksesshëm të mosbesimit.

Konflikti mes palëve filloi më 30 prill, kur presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dekretoi kandidatin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti në postin e kryeministrit të ardhshëm të vendit. Në të njëjtën ditë, Lëvizja Vetëvendosje iu drejtua Gjykatës Kushtetuese për ta pezulluar zbatimin e dekretit të pretendentit.

Një ditë më pas më 1 maj, Gjykata Kushtetuese në Kosovë vendosi në favor të kërkesës së Lëvizjes Vetëvendosje për të pezulluar zbatimin e dekretit të presidentit Hashim Thaçi deri më 29 maj, derisa ta shqyrtojë çështjen e dërguar nga kjo parti, lidhur me kushtetutshmërinë e vendimit të presidentit.

Pas mandatimit të Avdullah Hotit, Lidhja Demokratike e Kosovës arriti marrëveshjen për bashkëqeverisje me partitë e tjera më të vogla, duke formuar kështu një koalicion me bazë të gjerë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy