Komisioni Evropian kërkon që serbët e Kosovës me pasaporta serbe të udhëtojnë pa viza

Komisioni Evropian kërkon që serbët e Kosovës me pasaporta serbe të udhëtojnë pa viza

Komisioni Evropian tha sot se pret që në procesin e përbashkët ndërinstitucional në Bashkim Evropian (BE) të miratohet kërkesa e tij që liberalizimi i vizave të vlejë edhe për bartësit e pasaportave të Serbisë, të cilët banojnë në territorin e Kosovës.

Ky propozim është kundërshtuar nga Qeveria e Kosovës, e cila u është drejtuar KE-së dhe vendeve anëtare të BE-së me argumente kundër një vendimi të tillë.

Në prill të vitit të kaluar, KE-ja kishte theksuar se liberalizimi i vizave për Kosovën, i cili hyri në fuqi më 1 janar, vlente vetëm për poseduesit e pasaportave të Kosovës dhe jo për ata qytetarë që kanë pasaporta të Administratës Koordinuese, e cila punon në kuadër të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë.

Por, tani komisioni dëshiron që edhe serbët e Kosovës me pasaporta serbe të mundë të udhëtojnë pa viza sa më parë, pasi më 16 nëntor propozoi që liberalizimi i vizave për Kosovën të vlejë edhe për ata.

“Pasi të miratohet nga Parlamenti Evropian dhe Këshilli, ky propozim do të plotësojë hyrjen në forcë të regjimit pa viza për bartësit e pasaportave të Kosovës. Kjo di tu mundëson të gjithë qytetarëve të Ballkanit Perëndimore të udhëtojnë pa viza në BE“, tha për Radion Evropa e Lirë Anitta Hipper, zëdhënëse e Komisionit Evropian për Çështje të Brendshme.

Komisioni gjithashtu i hodhi poshtë edhe pretendimet se serbët e Kosovës po diskriminohen pasi për ta akoma nuk vlen liberalizimi i vizave.

“Banorët serbë po ashtu mund të zgjedhin të aplikojnë për pasaporta biometrike të Kosovës për të udhëtuar në BE pa viza nga 1 janari i vitit 2024“, tha ajo.

Me propozimin e KE-së janë duke u marrë shtetet anëtare në Këshillin e BE-së dhe në Parlamentin Evropian, të cilin komisioni pret që ato ta miratojnë, tha Hippet.

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, më 20 nëntor ia dërgoi një letër Komisionit Evropian dhe Këshillit të BE-së ku thotë se ky propozim shkel sovranitetin e Kosovës, pengon integrimin e serbëve në Kosovë dhe hap rrezikun e përdorimit të të dhënave të pasakta çka paraqet edhe kërcënim të sigurisë.

Qeveria e Kosovës i ka hedhur poshtë pretendimet se serbët nuk do të përfshiheshin në liberalizimin e vizave pasi ata, me procedurë të përshpejtuar dhe të thjeshtëzuar, mund të pajisen me pasaporta të Kosovës.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy