“CEZ-DIA përvëlon Metën”/ Muça: Nuk arriti dot pazar dhe nisi luftë frontale. Mendon që e ka prerë në besë edhe Kryemadhi

“CEZ-DIA përvëlon Metën”/ Muça: Nuk arriti dot pazar dhe nisi luftë frontale. Mendon që e ka prerë në besë edhe Kryemadhi

Flogert Muça tha në emisionin “Scrolling” se Metës po i afrohet arresti, prandaj ka nisur një përballje frontale me SPAK-un, pasi sipas gazetarit kreu i PL nuk ia doli të arrijë një pazar për mos hetimin e tij.

Muça tha që dosja “CEZ-DIA” e “përvëlon” kreun e Partisë së Lirisë. Sipas tij Meta është në paranojë se është prerë në besë edhe nga bashkëshortja e tij, dhe thonë që agravimi mes tyre ka arritur deri në përplasje fizike.  

"Po afrohet masa e arrestit që ka sjell si derivat të gjitha të tjerat. CEZ-DIA  është dosja që e përvëlon Metën. Meta ka disa probleme, ligjor me SPAK-un, një problem politik me partinë e tij dhe një problem familjaro-politik me bashkëshorten. Sulmet e Metës ndaj ambasadorëve përfundimin e kanë pasur zero. Ilir Meta është edhe te dosja e lobimit, është në çdo dosje dhe me sa duket e ka parë që 1 vit që heshti dhe s’la mjet për të arritur një marrëveshje, një pazar, s’e arriti dot, dhe tani ai po përballet frontalisht. Paranoja e madhe e tij është që këtë e kanë prerë në besë nga e shoqja, te çdo anëtar i partisë. Problemi tjetër që ka Meta është organizimi i partisë. Thonë që agravimi mes tyre ka shkuar në përplasje fizike. Thonë që ‘ia kanë hequr nga duart’. Edhe nëse është lojë, ‘të hedhësh lakrat e shtëpisë në pazar’, edhe kjo është e turpshme”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy