
Pas publikimit të videos së Dëshmitarit X ka reaguar menjëherë kreu i PD, Lulzim Basha, i cili tha se kjo është një video që tregon se shteti është në duart e krimit.
Me përfundimin e intervistës së Dëshmitarit X, i cili e akuzon Agron Xhafajn si një person të lidhur fort ende me trafikun e drogës, lideri i demokratëve ka bërë një paralajmërim të hapur dhe të fortë për kryeministrin Rama dhe ministrin e Brendshëm Fatmir Xhafaj.
Basha ka “kërcënuar” Ramën e Xhafajn, se nëse i ndodh diçka dëshmitarit Albert Veliu, atëherë PD do të kundërpërgjigjet ashpër.
“E paralajmëroj sot Edi Ramën e Fatmir Xhafajn se për çdo hap që do të marrin për të rrëmbyer e vënë në presion Albert Veliun, dotë marrin përgjigjen më të ashpër nga PD, opozita dhe populli. I paralajmëroj sot para gjithë shqiptarëve, larg duart nga presioni dhe terrori mafioz ndaj dëshmitari Veliu e familja e tij”, tha Basha.
Kryedemokrati deklaroi se kjo tregon se Agron Xhafaj është një nga kokat e trafikuar të drogës. Largimi në kohë rekord, dhe terrori ndaj dëshmitarit, por këdo do të ishin të pamundura nëse Xhafaj nuk do të ishte ministër i Brendshëm.
Basha theksoi Xhafaj është në krye të ministrisë, pasi do të vijojnë me skenarin e tij mafioz.



