Balla takon ambasadorin italian: Bashkëpunim të ngushtë me strukturat ligjzbatuese italiane

Balla takon ambasadorin italian: Bashkëpunim të ngushtë me strukturat ligjzbatuese italiane

Ministri i Brendshëm Taulant Balla zhvilloi një takim me ambasadorin e Italisë në Shqipëri, Fabrizio Bucci, me të cilin diskutoi çështje të bashkëpunimit dypalësh në fushën e sigurisë dhe zbatimit të ligjit. Në takim u konfirmua mbështetja e Italisë për Shqipërinë lidhur me projektet dhe programet e shumta që kanë të bëjnë me luftën kundër krimit të organizuar dhe sundimit të ligjit. Ambasadori Bucci me këtë rast i uroi suksese në detyrën e re ministrit Balla dhe siguroi që bashkëpunimi mes dy vendeve do të jetë i vazhdueshëm dhe i shtrirë në shumë fusha. Ministri Balla, pas takimit përmes një postimi në rrjetet sociale, konfirmoi nivelin e shkëlqyer të bashkëpunimit mes dy vendeve dhe posaçërisht sa u përket strukturave ligjzbatuese. Balla shprehu gjithashtu falënderimet si ministër për mbështetjen e Italisë ndaj vendit tonë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy