Sezoni i shirave, paralajmërimi i ish-ministrit të Bujqësisë: Kërcënohemi nga përmbytjet

Sezoni i shirave, paralajmërimi i ish-ministrit të Bujqësisë: Kërcënohemi nga përmbytjet

Ish-ministri i Bujqësisë Edmond Panariti vë alarmin se Shqipëria rrezikohet nga përmbytjet.

Panariti shkruan në “Facebook” se në prag të sezonit të shirave, është shkrirë drejtoria e ujërave, duke e lënë rrjetin e hidrovoreve, kanalet e ujërave të larta, sistemet e digave dhe të rezervuarëve në mëshirë të fatit përballë rrezikut të përmbytjeve.

“Në prag të sezonit të shirave dhe rrezikut të përmbytjeve, shkrihet drejtoria e ujërave në Ministrinë e Bujqësisë. Rrjeti i hidrovoreve, kanaleve të ujërave të larta, sistemet e digave dhe të rezervuarëve, mbeten pa kokë dhe në mëshirë të fatit. Kërcënohemi seriozisht nga përmbytjet”, shkruan Panariti.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy