Vuçiç me shefin e UNMIK: Prishtina po provokon vazhdimisht sepse nuk dëshiron dialog me Beogradin

Vuçiç me shefin e UNMIK: Prishtina po provokon vazhdimisht sepse nuk dëshiron dialog me Beogradin

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha sot se mbledhja e ardhshme e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, do të jetë shumë e rëndësishme qoftë për vazhdimësinë e shqyrtimit të çështjes së Kosovës në KS, po ashtu edhe për shkak të ngjarjeve të fundit, të cilat kanë çrregulluar stabilitetin, sipas tij, edhe ashtu të brishtë në Kosovës.

Ai në takim me të dërguarin special të sekretarit të përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara dhe shefin e UNMIK-ut, Zahir Tanin, tha se mbledhja në të cilën do të shqyrtohet raporti i punës së UNMIK-ut është rast që të bisedohet për situatën aktuale në Kosovë, si dhe për mënyrat që UNMIK-u dhe misionet e tjera ndërkombëtare mund të kontribuojnë për stabilizimin e situatës, raporton Telegrafi serb.

Për ne shqyrtimi i pandërprerë i çështjes së Kosovës në Këshillin e Sigurimit, në përputhje me Rezolutën 1244 ka rëndësi esenciale”, thuhet në komunikatën nga kabineti i Presidencës së Serbisë.

Sipas raportimeve, Vuçiç është shprehur se kjo ka rëndësi që Këshilli i Sigurimit dhe komuniteti ndërkombëtar të informohen rregullisht dhe në mënyrë transparente për gjendjen në terren, për situatën politike dhe të sigurisë, veçmas nga aspekti i pozitës së serbëve dhe i joshqiptarëve të tjerë, mbi sundimin e ligjit, respektimin e të drejtave të njeriut, mbrojtjen e trashëgimisë kulturore e fetare, si dhe në lidhje me problemet me të cilat ata ballafaqohen çdo ditë.

Siç është shprehur Vuçiç, “Fakti se pala prishtinase në vazhdimësi ndërmerr veprime iracionale dhe të njëanshme dhe në mënyrë konstante bën provokime, vetëm sa konfirmon se Prishtina punon në vazhdimësi në drejtim të pamundësimit të çfarëdo dialogu” .

Bashkëbiseduesit konkluduan se prania ndërkombëtare në Kosovë është më shumë se e nevojshme, duke pasur parasysh faktin se situata vazhdon të jetë jostabile, me incidente të shpeshta dhe tensione’, raporton Telegrafi.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy