Koncesioni Milot-Fier/ PD: 20 milionë euro për kilometër për rrugë dhe me autostradë ekzistuese (VIDEO)

Koncesioni Milot-Fier/ PD: 20 milionë euro për kilometër për rrugë dhe me autostradë ekzistuese (VIDEO)

Partia Demokratike të enjten ka denoncuar koncesionin e rrugës Milot-Fier, duke e konsideruar një vjedhje të tmerrshme.

Nga rrethrrotullimi i Thumanës, në emër të PD-së, ka qenë Dorjan Teliti, drejtori i Kabinetit të kryetarit të PD-së, i cili theksoi se Qeveria ka lajmëruar se do të ndërtojë me koncesion rrugën Milot-Fier, pjesë e të cilës është dhe ky segment.

Nga aty, Teliti theksoi se në pamje të parë, duket se kostoja shkon 10 milionë euro për kilometër, por, si ky, janë 62 kilometra nga 115 që parashikohet të jetë e gjithë rruga, duke shtuar se kjo bën që kostoja reale e 1 kilometri të jetë deri në 20 milionë euro.

Kjo është një vjedhje skandaloze dhe e papranueshme. Këtu rruga ekziston në formën e saj më të mirë, që prej vitit 2013, megjithëse qeveria nuk e mirëmbajti asnjëherë, siç nuk ka mirëmbajtur rrugë të tjera që i gjeti gati në çdo cep të vendit”, tha ai.

Drejtori i Kabinetit të kreut të PD-së, Lulzim Basha u shpreh se PD nuk është kundër zhvillimit të infrastrukturës, pasi ne kemi investuar më shumë se çdo qeveri tjetër që shqiptarët të lidhen me rrugë moderne dhe të shpejta nga veriu në jug, nga lindja në perëndim.

 “7 vjet më parë ne siguruam fonde nga Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim për një rrugë të ngjashme, ndërtimin e bypass-it të Fierit me një kosto prej 1.8 milionë euro për kilometër. Ndërsa qeveria në ikje kërkon ta tenderojë rruigën me 20 milionë euro kilometri”, tha ai.

Teli deklaroi se një gjë e tillë është vjedhja më e madhe e qeverisë në ikje, duke shtuar më tej se Edi Rama dhe Belinda Balluku i kanë shumëfishuar kostot për të rritur çmimin e kalimit të udhëtarëve. 

Sipas tij, çdo automjet që kalon në këtë rrugë, do të paguajë të paktën 17.4 euro për një udhëtim vajtje-ardhje, duke e bërë këtë një rrugë të florinjtë.

Në vend të heshtjes, Edi Rama dhe Belinda balluku duhet të flasin dhe t’u shpjegojnë shqiptarëve çfarë i detyron të ndërtojnë 1 kilometër rrugë 20 milionë euro? Pse nuk kanë shpallur akoma tenderin, siç premtuan 1 javë më parë? Nuk kanë letrat gati? U kanë shkuar keq llogaritë”, tha ai.  

Në fakt, do t’u shkojnë edhe më keq, nëse i shkojnë deri në fund këtij projekti korruptiv”, u shpreh Teliti, duke theksuar më tej se “kush ka ndërmend të bëhet bashkëpunëtor me Edi Ramën në këtë vendim antikombëtar, që vjedh qytetarët në mënyrë skandaloze, ka akoma kohë të tërhiqet”.

Ai deklaroi se PD e ka bërë të qartë dhe siç ka deklaruar nuk do të njohë asnjë vendim të marrë nga kjo qeveri 12 muaj para zgjedhjeve, pa iu nënshtruar më parë ligjshmërisë së vendimit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy