
Të ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, deputeti Ferdinand Xhaferraj ka pasur një ‘përplasje’ me Ergys Mërtirin për rikthimin e Bashës.
Xhaferajt tha se Basha nuk ka asnjë arsye të rikthehet si lider i PD-së, por ai duhet të japë kontributin brenda grupit parlamentar. Gjatë debatit mes deputetit dhe analistit, pati një shkëmbim të tensionuar, ku Mërtiri i rikujtoi disa gafa nga e shkuara e tij.
Ti ke thënë do të pastrojmë cilësinë e diellit... Ke thënë do të sjell eshtrat e Ismail Qemalit! Ismail Qemali në Vlorë, ti thua jemi në negociata me italianët... Ti për këtë mbahesh mend o zotëri. Unë kështu të mbaj mend. Problemi është që këta nuk duan të lexojnë rezultatin. Këta po shkatërrojnë partinë e tyre.
Nga ana e tij, Xhaferaj tha se kur të ofendosh gjej një mënyrë tjetër, jo kaq brutale dhe se mund ta thuash me më shumë takt.
Nëse unë them që Basha mori paratë e pallatit të Vlorës, apo kunati bizneset, ti më thua mua cilësinë e diellit. Po flasim për një lapsus, por edhe me këtë lapsus dola deputeti më i votuar. Unë them se si ka vjedhur filani, ti merresh me lapsuse. Po të hapet raporti, del kush e ka bërë lapsusin. Të hapet ai raporti dhe del. E kupton që edhe kur vijnë ushtarët e Lulzim Bashës këtu, unë jam rehat sepse me mua merren me dy lapsuse.



