Meta i përgjigjet Bashës:Jam dakord me ty, s'ka koalicion PD-LSI

Meta i përgjigjet Bashës:Jam dakord me ty, s'ka koalicion PD-LSI

Kryetari i Kuvendit dhe njëherësh Kreu i Lëvizjes Socialiste për integrim Ilir Meta iu përgjigj deklaratave të kreut të PD-së Lulzim Basha, ku ky i fundit është shprehur i prerë se nuk do të ketë koalicion mes dy forcave politike.

I ftuar në emisionin “Studio e Hapur” të gazetares Eni Vasilim kryeparlamentari Meta tha se i bashkohet mendimit të Bashës, se nuk do të ketë koalicion mes LSI dhe PD.

Sipas Metës, koalicioni i vitit 2009 mes PD dhe LSI ishte i suksesshëm dhe i duhuri duke parë rrethanat e kohës.

“Natyrisht veç se të bashkohem me përgjigjen e zotit Basha, por i lutem se mund ta kishte thënë edhe më qetë këtë përgjigje. Natyrisht se nuk ka asnjë arsye për të bërë një koalicion me PD. E bëmë një koalicion një herë, ishte shumë i drejtë për kohën. Dhe falë atij koalicioni u bë liberalizimi i vizave, dhe do të merrte edhe statusin kandidat nëse do të votoheshin tre ligjet”, tha Meta.

Në lidhje me punën e ministrive të qeverisë së majtë, kreu i LSI-së, njëherësh dhe i Kuvendit ka zgjedhur të japë një përgjigje ‘diplomatike’ duke mos veçuar asnjë.

Madje ai tha se të gjitha ministrisë përfshirë këtu edhe ato të LASI-së, duhet të punojnë më shumë. “Nuk dëshiroj të bëj dallime të tilla. Të gjitha duhet të përpiqen që të vazhdojnë punën më mirë”, tha ai. 

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy