
Gazetari Armand Shkullaku thotë se në garën për 14 majin, maxhoranca ka epërsinë që i jep pushteti. Ai tha maxhoranca synon të shuajë motivimin e njerëzve për ndryshimin.
Mendoj që kjo është fushata e parë në 32 vjet pluralizëm, e ndërtuar e gjitha mbi absurdin. Themi që kemi zgjedhje. Ne të gjithë që jemi këtu e dimë që ka votime. Shteti ka caktuar jo vetëm kujt i takon logo, stema, përfaqësimi. Edhe nëse tentoni të votoni, njeriun për të cilin do të votoni, ua caktojmë ne.
Ethet e fushatës janë shumë më të forta se realiteti në fillim. Nuk shikojmë debate për qytetin. E vetmja gjë që i shtyn të luftojnë kaq fort... gjithë kjo fushatë është e pashpjegueshme. Duan të eliminojnë cdo lloj motivimi te njerëzit se ndonjë gjë mund të ndryshojë.



