Prokuroria i kërkon shenjat e gishtave, Aqif Rakipi: Gati për çdo hetim

Prokuroria i kërkon shenjat e gishtave, Aqif Rakipi: Gati për çdo hetim

Deputeti i Partisë për Drejtësi, Integrim dhe Unitet, Aqif Rakipi, ka reaguar për herë të parë rreth kërkesës së Prokurorisë për ti marrë shënjat e gishtave pasi dyshon se ka një të shkuar kriminale. 

Rakipi kërkon nga prokuroria që t’i jepet fund sa më shpejt verifikimeve në lidhje me të.

Sipas një statusi në rrjetin sicial "Facebook", deputeti thekson se është i pafajshëm dhe se është i hapur për çdo hetim.

"Sot u njoha nga shtypi siç ndodh rëndomë këto 3 – 4 muajt e fundit, që Prokuroria e Përgjithshme ka kërkuar vazhdimin e verifikimeve për personin tim…

Në mënyrë të përsëritur po ju deklaroj që jam i hapur për çdo hetim dhe se nuk kam asgjë për të fshehur, i bindur në pastërtinë time…

Kërkoj që ti jepet sa më shpejt fund këtij verifikimi nga Prokuroria e Përgjithshme, sepse nuk është normale përfolja ime prej muajsh në media dhe opinion publik, duke shpresuar që të mos bëhet pjesë e lojërave politike", shkruan Rakipi.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy