
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha akuzon Edi Ramën se po shfrytëzon gjendjen e fatkeqësisë natyrore të vendosur për shkak të pandemisë së koronavirusit për të grabitur pronën publike dhe për të dhunuar të drejtat themelore të qytetarëve.
“Ky regjim po përdor edhe pandeminë për grabitjen e Teatrit Kombëtar dhe projektin e pastrimit të parave të krimit. Kalimi i Teatrit Kombëtar në pronësi të kryebetonierit të mafias dhe dhuna fashiste ndaj protestuesve paqësorë është akt lufte i Ramës ndaj artit dhe qytetarëve shqiptarë”, deklaroi Basha.
Kryedemokrati akuzoi drejtpërdrejt Edi Ramën.
“Pasi i vjedh përditë dhe i gënjen me premtime boshe, Rama përdor dhunë fashiste kundër qytetarëve edhe sot në Europe Day. Kjo dhunë barbare është përgjegjësi direkte e Ramës. Babëzia për të zhvatur Teatrin Kombëtar është vepra e tij”, deklaroi Basha në Tëitter.



