Rama nga Kolonja: PD po përpiqet t’ua shesë shqiptarëve “sapunin për djathë”

Rama nga Kolonja: PD po përpiqet t’ua shesë shqiptarëve “sapunin për djathë”

Nga Kolonja, në takim me elektoratin, kryeministri Edi Rama përsëriti sot zotimin se qeveria socialiste do ta bëjë Shqipërinë kampione të turizmit në Ballkan, ndërsa solli në vëmendje edhe investimet që pritet të bëhen në disa qytete të tjera të vendit.

“Do ta bëjmë Shqipërinë kampione të Ballkanit në turizëm. Do ta bëjmë duke investuar në portin e Durrësit, në Vlorë, në Sarandë. Aeroporti i Kukësit do nisë së shpejti punë, edhe Aeroporti i Vlorës për pak kohë do të fillojë punë, edhe Aeroporti i Sarandës do jetë gati. Do hapim shumë porta për të ardhur në vendin tonë. Korça është afirmuar si destinacion. Kjo bashki do ketë ujë 24 orë, në të gjithë territorin e saj. Do të investojmë në agro-turizëm. Do investojmë, që të vijnë sa më shumë turistë. Në Rehovë më tregonin se vinin francezë. Ne do shkojmë më larg edhe se kaq. Ne mund t’ia dalim dhe do tejkalojmë tifozllëkun politik, duke parë interesin e përbashkët”, tha Rama.

Kreu i qeverisë ka bërë ironi edhe me programin e PD-së, të cilën e konsideroi një listë dëshirash – “çfarëdo që qytetari dëshiron të dëgjojë, premtohet”.

“Ata të tjerët kanë si qëllim vetëm të mbledhin njerëz dhe të infektojnë. Kanë dalë rrugëve me demek program, që në fakt është menu dëshirash, ca do të dëgjosh ti, ata ta thonë. Prodhimi i qumështit do të ulet duke rritur prodhimin e djathit nëse të shesin ‘sapunin për djathë’ dhe kush ta hajë le ta hajë, kjo është PD.”

Kryeministri Edi Rama fajëson Sali Berishën dhe Ilir Metën për përhapje paniku përmes shpërndarjes së lajmeve të rreme lidhur me vaksinimin kundër koronavirusit.

“Luli është vetëm dhëndri i buzëqeshur. Kumbarët e vërtetë janë Saliu dhe Iliri, Saliu ai që vazhdon dhe kall panik duke thënë mos u vaksinoni se vdesin njerëz dhe del dhe Gjinua e përsërit prapë se i thotë Saliu pse s’flet për këtë punë dhe del dhe ai e thotë mos u vaksinoni. Turp s’ka më turp të luash me jetën e njerëzve. Së paku, të mos shpifin. Vaksinat po kthejnë jetën, do ta kthejnë jetën dhe shqipëria do të buzëqeshë, siç buzëqeshin gjyshe e gjyshër. U infektuar një brez i tërë. Saliu, gogoli digjital. Po si mundet çfarë mund të sjellin këta për Shqipërinë, më thoni çfarë kanë bërë një gjë.”                                  

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy