Nishani: PD sot është partia më e përçarë, Basha duhet të japë dorëheqjen

Nishani: PD sot është partia më e përçarë, Basha duhet të japë dorëheqjen

Ish-presidenti Bujar Nishani tha sot në “Të paekspozuarit” në MCN TV se PD sot është partia më e përçarë. Nishani tha se përpjekja për 8 vite e Bashës rezultoi e pamjaftueshme për të rrëzuar Ramën dhe sipas tij duhet të japë dorëheqjen.

“Jemi në një situatë fatkeqe për Shqipërinë dhe shqiptarët dhe arkitekti i kësaj situate është Edi Rama që ka marrë peng vendin. Misioni i PD i dizenjuar nga Basha dhe i mbështetur nga të gjithë për fatin e keq dështoi. Fakti më kokëfortë është që 46% e shqiptarëve në kutitë e votimit. Nëse projekti do të çonte në kutitë e votimit 56% nuk do të ishte Rama me bandat sot. Ne dështuam. Është emergjencë që PD të kthehet brenda një kohe të shkurtër. PD duhet të kthehet dhe është e vetmja mundësi. Basha si njeri që u përpoq tetë vite rezultoi e pamjaftueshme për të rrëzuar atë që ka përballë. Rama është ai që ka qenë. Basha është ai që u ndryshua në 8 vite dhe duhet të japë dorëheqjen për të filluar një statut i ri. PD sot është partia më e përçarë”, tha Nishani.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy