Grabitja e postës së Prokurorisë në Durrës, Alibeaj: Dështimi më i madh i shtetit

Grabitja e postës së Prokurorisë në Durrës, Alibeaj: Dështimi më i madh i shtetit

Partia Demokratike e konsideron grabitjen e postës së Prokurorisë në Durrësit dështimin më të madh të shtetit, ndërsa aludon se brenda saj ndodheshin materiale hetimore për kryebashkiakun Vangjush Dako. 

Deputetit Enkelejd Alibeaj në një deklaratë për mediat theksoi, se nuk ka ndodhur kurrë më parë, as në momentet më kritike të vendit, që të grabiten dokumenta sekretë as natën dhe as ditën.

"Është dëshmia sesi shteti dhe krimi janë një i vetëm! Bashkëpunimi i shtetit me krimin ka arritur në nivele të tilla, saqë krimi i organizuar di jo vetëm përmbajtjen e dokumenteve sekrete, por krimi di vendin dhe orën kur ato do të tërhiqen nga korrieri i posaçëm i postës sekrete. Partia Demokratike i kërkon Prokurores së Përgjithshme të Përkohshme dhe Policisë së Shtetit të informojë menjëherë publikun se çfarë përmbante posta sekrete, kush ishte në dijeni të dokumenteve dhe cili ishte institucioni marrës dhe dërgues", theksoi Alibeaj.

Nga selia blu, deputeti demokrat vijoi akuzat ndaj kreut të qeverisë duke thënë se grabitja e postës sekrete për Prokurorinë e Durrësit është një nga shumë provat se marrja e drejtësisë nën kontrollin e Edi Ramës do të thotë se sot drejtësinë e kontrollon krimi i organizuar.

"Këtë e provon edhe nxitimi i Prokurorisë së Durrësit për të mohuar rëndësinë e materialeve të grabitura. Deklarata e Prokurorisë është qesharake, sepse grabitësit nuk ja koleksionues të letrave çfarëdo që i shkojnë prokurorisë. Dokumentet e grabitura kanë rëndësi për aktivitetin kriminal të atij që ka urdhëruar grabitjen e tyre. Çdokush që ka besuar se prokuroria do të performonte ndryshe pas reformës në drejtësi, sot e provoi edhe një herë se gjithçka ishte një iluzion. E vërteta është se pa shkëputjen e lidhjeve të qeverisë nga krimi, situata në vend do të përkeqësohet", tha Alibeaj.


 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy