4450€ për 40% te Via, 5€ për 49% te Rapiscan. Shitja fiktive e aksioneve në koncesionet qindra miliona euro

4450€ për 40% te Via, 5€ për 49% te Rapiscan. Shitja fiktive e aksioneve në koncesionet qindra miliona euro

Debati i tanishëm për Aeroportin e Vlorës zbulon një manovër mes aksionerëve me shitje aksionesh. 

 

Kompania turke “Yda Group” që zotëronte 40% të aksioneve, i shiti në vitin 2023 për një vlerë 4450 euro, në një kohë kur fitimi i parashikuar për 35 vjet, arrin në mbi 750 milionë euro.

 

Nga ana tjetër, vetëm për ndërtimin e Aeroportit, konsorciumi fitues mori përsipër që të investonte plot 104 milionë euro.

 

E njëjta praktikë përsëritet edhe në koncesionin e skanimit të kontejnerëve dhe automjeteve në vitin 2013. 

 

Në atë kohë, kompania amerikane Rapiscan Security Inc mori me koncesion për 15 vjet ndërtimin dhe operimin e sistemit të skanerëve doganorë dhe më pas, brenda pak muajsh shiti 49% të aksioneve të saj në “S2 Albania sh.p.k.” për vetëm 490 lekë, ose rreth 5 euro.

 

Kjo ndërkohë që fitimi i parashikuar nga ky koncesion llogaritej të arrinte deri në 350 milionë euro përgjatë periudhës së kontratës.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy