Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta fton të gjithë anëtarët dhe simpatizantët e forcës së tij politike, që të bashkohen në protestën kombëtare të thirrur nga opozita para kryeministrisë në orën 20.00 të së enjtes.
Në një komunikim të sotëm me mediat ai kërkoi që t’i bashkohen protestës për të tronditur dhe përmbysur themelet e narko-shtetit dhe narko-regjimit, për të cilin tha se ka përmbysur çdo parim kushtetues, i cili ka shkatërruar kontrollin dhe balancat midis pushteteve.
Mban peng liderin e PD, zotin Berisha, vetëm e vetëm për arsye shumë të qarta politike, në mënyrë që të bëjë gjithçka për të ulur vrullin, ritmin dhe të gjithë frymën e opozitës në këtë betejë, për jetë a vdekje, me krimin.
Në këtë betejë për jetë a vdekje me këtë sekt, i cili synon shpërbërjen e shtetit, shpërbërjen e kombit, dhe njëkohësisht i cili ka përzënë më shumë se 1 milion shqiptarë, në 11 vite të qeverisjes së Edi Ramës.
Ky armik i betuar i pluralizmit politik, ky armik i betuar i të gjithë shqiptarëve të ndershëm, dhe patriotë.
Ky skllav i Ballkanit të Hapur, dhe i të gjithë axhendave, që shkatërrojnë dhe ekonominë e shqiptarëve.
Që shpopullojnë Shqipërinë, që braktis në mënyrën më kriminale bujqësinë, dhe gjithë zonat rurale të vendit që janë shkretuar. Që ka shkatërruar shtresën e mesme në vend.
Që ka rritur në mënyrë ekstreme, masën e shqiptarëve të varfër, i cili nuk ndalet gjithashtu me korrupsionin e tij skizofrenik, dhe kriminal.
Duke bërë, që vendin ynë të jetë sot vendi i parë në Europë për korrupsion, dhe i dyti në botë për ryshfet. Është koha pikërisht, të gjithë nesër të bashkohen për të dhënë mesazhin e duhur, kundër narko-shtetit, dhe kundër këtij regjimi kriminal.



