Goxhaj: Mashtrimi me pajisjet PEI, 150 000 vota më shumë se votues. PD hesht se është pjesë e tij

Goxhaj: Mashtrimi me pajisjet PEI, 150 000 vota më shumë se votues. PD hesht se është pjesë e tij

Avokati Altin Goxhaj analizoi në studion e emisionit “Arnautistan” rezultatet e zgjedhje të 11 majit. Goxhaj tha vullneti i lirë i shqiptarëve u manipulua me dakordësinë e dy partive të mëdha. Sipas tij, këtij manipulimi i ka shërbyer Pajisja e Identifikimit Biometrik (PEI), e cila nuk është e sigurt. 

Ne kemi bërë një letër për ndërkombëtarët. PD kërkon ndihmë nga bota që t’i shpëtojë. Ne akuzojmë delegacionin që ka ardhur në Shqipëri se ka gënjyer. 16 faqe dokumente që vërtetojnë se kanë gënjyer.

 Ne u themi që ata po na dëmtojnë në përpjekjen për të audituar zgjedhjet. Një gënjeshtër që është e madhe, Pajisja e Identifikimit Elektronik PEI, ajo që vëmë gishtin kur votojmë, ne kemi vërtetuar prej vitesh që është e tillë.

 Unë votova në sytë e OSBE dhe KQZ për vete dhe për Armandi Vrushin kurse ai votoi me një copë karton. Siguria e tyre është e rremë, nuk janë biometrike. Janë pajisjet e Sorosit. Smartmatic është themeluar nga drejtori i përgjithshëm i fondacionit Soros kudo në botë 2020-2024, i akuzuar nga Trump në 2020 për manipulimin e zgjedhjeve në Amerikë. 

Problemi është se duke thënë që janë pajisje të identifikimit biometrik, do të thotë që të gjitha votat në kuti kanë ardhur si pasojë e një identifikimi biometrik. Neve na del që në kutitë e votimit janë 150 mijë vota më shumë se numri i votuesve.

 Duke thënë që këto pajisje janë të identifikimit biometrik, janë offline, kur neve kemi vërtetuar që janë online, ti ke justifikuar të gjithë mekanizmin e vjedhjes në Shqipëri, të manipulimit. Në Shqipëri nuk është puna se nuk ka zgjedhje të lira e të ndershme, po nuk ka zgjidhje fare. 

Duke u ndalur te PD, e cila ka udhëhequr koalicionin Aleanca për Shqipërinë Madhështore, nën siglën e të cilës ka kandiduar edhe vetë Goxhaj, ai tha se zyrtarët më të lartë të saj kanë firmën në dokumentacionin e manipulimit zgjedhor.

Po të mos ishte Berisha, shqiptarët do të fitonin kundër Ramës. Berisha nuk e thotë dot se partia e tij është e kompromentuar. 

Këto pajisje i ka tenderuar Celibashi në 2021 nëpërmjet kërkesës së Lealba Pelinkut. 

I gjithë dokumentacioni i manipulimit zgjedhor ka firmën e zyrtarëve më të lartë të PD. Këta heshtin se Celibashi dhe Rama mund t’u thonë nesër ne morëm votat, ju morët lekët. Lekët e tenderit të përdorimit të pajisjeve të Sorosit. Rama ka luajtur me këta. 

Këta i kërkuan të fuste pajisjet e Sorosit dhe Rama u tha zgjidhini vetë, merrni lekët, bëni tenderin. Oerd Bylykbashi, Gaz Bardhi, Ivi Kaso e heshtin PD të mos guxojë të flasë sepse del se të gjitha zgjedhjet janë manipuluar në bashkëpunim me PD. Kur ti zhytesh në llucë, çfarëdo që të të bësh nuk del dot nga lluca, do rrish aty.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy