
Presidenti i Shqipërisë Bajram Begaj ka uruar përmes një postimi në X presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës Donald Trump. Begaj e përgëzoi për postin e ri që mori Trump.
Ai thekson se Shqipëria krenohet me aleancën dhe miqësinë e saj të fortë me SHBA-në dhe mbetet e përkushtuar për të forcuar më tej partneritetin mes dy vendeve.
Urime të ngrohta për @DonaldTrump duke u betuar si Presidenti i 47-të i Shteteve të Bashkuara. Shtetet e Bashkuara të Amerikës vazhdojnë të qëndrojnë si një dëshmi e vlerave të qëndrueshme të demokracisë. Shqipëria krenohet me aleancën dhe miqësinë e saj të fortë me SHBA-në dhe mbetet e përkushtuar për të forcuar më tej partneritetin tonë.
Urimet më të përzemërta në ditën tuaj të inagurimit si Presidenti i 47-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës @realDonaldTrump.
— Bajram Begaj (@BajramBegajAL) January 20, 2025
SHBA mbetet dëshmi e patjetërsueshme e vlerave të demokracisë dhe burim paqeje dhe sigurie.
Shqipëria është krenare për aleancën dhe miqësinë e saj…



