Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi i’u është drejtuar qytetarëve me një video-mesazh ku i bën thirrje të gjithëve të aplikojnë për kartën e identitetit nëse afati i përdorimit ka skaduar.
Në video-mesazhin e tij, ministri Çuçi shpjegon mënyrat se si qytetarët mund të aplikojnë për tu pajisur me një kartyë identiteti të vlefshme, pavarësisht vendbanimit të tyre.
Apikimi do të behët në të zyrat “Aleat” në të gjithë vendin pavarësisht vendbanimit të qytetarëve, ndërsa për të shmangur radhët e gjata mund të bëjnë një rezervim on-line duke përdorur “e-Albania”.
“Qytetarë, nëse ju ka skaduar afati i përdorimit të dokumentit të identifikimit, drejtohuni në zyrat e “Aleat” në gjithë vendin, për të aplikuar që të pajiseni me dokumentin e ri. Vetëm duke patur një kartë të vlefshme mund të merrni pjesë në zgjedhjet e 25 prillit dhe të përfitoni nga shërbimet online në e-Albania. Sportelet janë hapur edhe ditën e shtunë. Mund të aplikoni në të gjithë vendin pavarësisht vendbanimit tuaj. Shmangni radhët e pritjes duke rezervuar më parë aplikimin tuaj në portalin e-Albania.” Shkruan Çuçi.



