8 dhjetori përkujtohet në Shkodër edhe nga e majta në pushtet

8 dhjetori përkujtohet në Shkodër edhe nga e majta në pushtet

Kryeministri Edi Rama ka udhëtuar drejtë Shkodrës, ku së bashku me deputetët e këtij qarku dhe kryebashkiaken Voltana Ademi, ka inspektuar aksin rrugor Shkodër - Velipojë.  Kreu i qeverisë deklaroi se kjo rrugë do të jetë sipas standarteve dhe se do të ndërhyjnë kudo ku ka nevojë.

“Edhe mbi shqetësimet që Ademi ngriti për projektin si shpronësimet dhe kanalet kulluese apo rruget dytesore do të shikohen dhe këto”, ka premtuar Rama.

Lidhur me Korridorin Blu, kryeminsitri Rama tha se do rishihet çdo gjë deri në fund për zgjidhjen më të mirë.

Zbulohet axhenda e mbledhjes së qeverisë në Shkodër

Zbulohet axhenda e mbledhjes së qeverisë Rama në Shkodër, në Shkodër në Fototekën Marubi. Në orën 17:30 eshte parashikuar konferencë për shtyp, ku do të bëhet edhe komunikimi për vendimet e marra. Në orën 18:00 parashikohet takim me studentët e ekselencës do të ketë një takim me rastin e 8 dhjetorit.

Kryeministri do të inspektojë edhe investimet në Spitalin e Shkodrës, Shkollës së re të Stajkës, HEC-it te Vaut te Dejës, Unazës së re, i Rilindjes Urbane të Pukës, i Gjimnazit të ri Sabah Sinani, teksa nesër në orën 11:30 do te kete nje inspektim te Nënstacionit Elektrik në Bushat.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy