Gazetari Denis Dyrnjaja ka komentuar në ‘MCN Live’ protestën e opozitës para Bashkisë së Tiranës lidhur me aferën 5D ku kërkohet dorëheqja e Erion Veliajt.
Ai tha se të protestosh është gjë e mirë, por mënyra e zgjedhur nga opozita me molotov dhe dhunë vetëm e dëmton atë dhe e bën që të humbasë pikë dhe sipas tij në këtë mënyrë nuk kanë për ta rrëzuar dot Veliajn.
Këto skena e kthejnë opozitën në të kaluarën e saj dhe mendoj se kjo është zgjedhja më e gabuar, dikush do thotë se është djegur dhe Parisi, por Parisi nuk e ka bërë ‘97.
Me këtë skenar më shumë humbin pikë se sa fitojnë pikë dhe nëse pretendojnë se do largojnë Veliajn me këtë strategji nuk ka për të ndodhur por thjeshtë po dëmtojnë veten. nuk e di pse është një strategji e pakuptueshme kjo e opozitës, natyrisht protesta është gjë e mirë, por kjo nuk është mënyra më e mirë që njerëzit të përqafojnë.
Kur ata shohin molotov të vjen ndërmend ‘97, dhe kjo nuk i shërben. Në mungesë të teatrit këta persona që bëjnë këto akte dhune spektatorin e vetëm që i duartroket është vetëm Berisha.



