Zonja: Berisha dhe Meta kanë vënë SPAK përballë Veliajt, Rama e ha të gjallë nëse i rrezikon pushtetin

Zonja: Berisha dhe Meta kanë vënë SPAK përballë Veliajt, Rama e ha të gjallë nëse i rrezikon pushtetin

Gazetari Sebastian Zonja thotë se Sali Berisha dhe Ilir Meta kanë bërë lëvizje të përkryer përballë Erion Veliajt, pasi kanë vënë përballë SPAK me Veliaj, SPAK si krijesë e amerikanëve dhe Veliaj si një investim i tyre.

Duke folur në emisionin “Scrolling” të Arian Çanit në MCN TV, Zonja tha se Berisha dhe Meta janë investuar të vënë përballë dy krijesa të amerikanëve.

Protestat që janë duke bërë, investimi për ta çuar në SPAK sa më shpejt të jetë e mundur, investimi te çështja e inceneratorit të Tiranës, ne shohim që Berisha dhe Meta po bëjnë një lojë të hapur për ti vendosur amerikanët përballë një pyetje: do zgjidhni krijesën tuaj SPAK, apo Veliajn?

Nëse Veliaj e mund SPAK, ai e ka të çelur rrugën drejt kryeministrisë.

Por unë shoh një Velaj që nuk ka fuqi në bazë, nuk ka një fuqi aq të madhe në parti, por ka një fuqi në arenën ndërkombëtaren që thotë unë shkoj takoj Nancy Pelosin, kryetaren e parlamentit amerikan.

Lobimi që ai i bën vetes se unë jam i përzgjedhuri i Soros, e bën të duket sikur ky është i përzgjedhuri i amerikanëve.

Dalin para një zgjedhje do ruhet SPAK si krijesë e amerikanëve, apo do ruhet Veliaj.

Nëse e fiton këtë betejë zoti Veliaj, rrënon reformën në drejtësi. Reforma në drejtësi ka bërë thjesht kozmetikë tek politikanët që ka kapur.

Askujt nuk i është sekuestruar pasuria. Aktualisht që flasim kemi një Parti Socialiste me kryeministër Edi Ramën.

Veliaj ndjell armiq, kundërshtarë politikë, analistë. Rama është i gatshëm që ta hajë të gjallë Veliajn, për pushtetin e tij personal, nëse një ditë ia rrezikon.

Sot Rama dhe Veliaj konkurrojnë vetëm në marrëdhëniet ndërkombëtare.

Në bazë është pa diskutim është Edi Rama. Tendencat e Veliajt që unë jam i përzgjedhuri i amerikanëve, është e dobët.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy