
Analisti Armand Shkullaku në emisionin ‘Të Pa ekspozuarit’ në MCN TV duke folur negociatat mes dy grupeve të Partisë Demokratike deklaroi se çështja është shumë serioze dhe se grupi Alibeja nuk ka interes të bashkohet.
Ai tha se ata e kanë kuptuar se nuk kanë më të ardhme në politikë, dhe sipas tij janë duke bërë përpjekjet e fundit që në këto 3 vite që u kanë mbetur të kapin çfarë të kapin.
Çështja është serioze dhe problemi është se grupi tjetër është parlamentar, ata nuk përfaqësojnë PD. Ata janë zgjedhur aty si përfaqësues të PD. Deri pak kohë më parë kisha dyshime se ai bashkimi me negociata mund të ndodhte realisht por kam kuptuar se në atë grup ata 4-5 individë qoftë për presion apo dëliri mendoj se vërtet janë fuqi politike dhe nuk kanë interes të bashkohen me PD. Pjesa më e madhe mendoj se janë individë që kanë kuptuar se nuk kanë më të ardhme në PD, dhe kanë thënë që të kapim ndonjë gjë dhe këto 3 vjet që na kanë ngelur. Këtu do jemi dhe do i shohim kur emrat e tyre të dalin në lojëra fati, tendera. Prandaj e shoh të vështirë që grupi i PD të bashkohet. Që nga shpallja non grata e Berishës kjo ka qenë strategji e Ramës për të shkuar në zgjedhjet me opozitën e përçarë.



