
Kreu demokrat Sali Berisha, në fjalimin e tij drejtuar protestuesve të mbledhur përpara godinës së Kryeministrisë, dha mesazhin edhe për bashkimin e PD-së.

Sipas tij, PD u përball tre vite me luftën politike mafioze, porse dolën të pamposhtur.
Ne do t’i rikthejmë Shqipërisë demokracinë!
Në betejë tonë, ne shënuam fitoren tonë të parë madhore, fitoren për të vërtetën.
Pikërisht sepse ne bëmë opozitë të vërtetë, u tentua më shumë se një herë, asgjësimi ynë politik, por ja ku jemi sot, më shumë se kurrë!
Partia Demokratike u përball në këto tre vite me luftën politike mafioze më të egër, sikur të ishim në Rusinë e Putinit, Bjellorusinë e Lukashenkos, me përpjekje monstruoze për ta bërë atë si motër të Partisë-shtet, për t’i caktuar asaj kryetarin, për t’i shkatërruar asaj identitetin.
Por, ja ku jemi sot në këmbë, më të vendosur, më sovranë, më të fuqishëm se kurrë më parë.
Na sekuestruan flamurin, na detyruan të merrnim pjesë në zgjedhje pa komisionerë, pa buxhet, pa vulë dhe pa emrin e kryetarit në fletën e votimit.
Por dolëm të pamposhtur!Sot jemi shumica e kombit shqiptar!



