Berisha: Më 20 shkurt çdo shqiptar të ngrihet dhe të vijë në Tiranë. Dita e betejës kundër tiranisë!

Berisha: Më 20 shkurt çdo shqiptar të ngrihet dhe të vijë në Tiranë. Dita e betejës kundër tiranisë!

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha edhe sonte nga dritarja e banesës së tij, u ka bërë thirrje shqiptarëve të bashkohen në protestën e 20 shkurtit, duke thënë se duhet të rrëzojnë regjimin e Edi Ramës.

Ai e cilësoi protestën e 20 shkurtit si ditën e betejës së shqiptarëve kundër tiranisë.

Berisha ftoi të gjithë shqiptarët të vijnë në Tiranë, sepse sipas tij demokracia dhe liria është pasuri e të gjitha pasurive.

Të dashur qëndrestarë dhe qëndrestare, misionarë të pamposhtur të përpjekjeve të shqiptarëve për tu çliruar nga një diktaturë e dytë, diktaturë e shëmtuar, diktaturë që po shkatërron qenien shqiptare më shumë se të gjitha pushtimet që shqiptarët kanë njohur në historinë e tyre.

Miqtë e mi! 20 shkurti është dita e shqiptarëve, është dita e betejës kundër tiranisë. Me 20 shkurt, mbi 100 mijë shqiptarë u bashkuan formuan një fuqi që vendi kurrë nuk e kishte parë, përmbysën simbolet e tiranisë më të egër që kishin përjetuar dhe çelën rrugën e 22 marsit, votës së lirë, triumfit të demokracisë.

Ky 20 shkurt fton çdo shqiptar për të cilin është i çmuar liria dhe dinjiteti njerëzor, për të cilin është i çmuar Shqipëria dhe kombi të ngrihet me guxim, të vijë në Tiranë, kudo që ndodhet për një betejë pa kthim kundër regjimit që bazohet në krimin, vjedhjen e shqiptarëve, drogën, shkatërrimin e Shqipërisë dhe shqiptarëve. Me 20 shkurt ftoj mbarë qytetarët e këtij vendi të vijnë në Tiranë, sepse demokracia, sepse liria është pasuri e të gjitha pasurive.

Koha provoi se sot shqiptarët janë më të varfër, janë shpresëvrarë, largohen masivisht nga Shqipëria, janë qytetarët më të vjedhur në Europë. Votën e tyre e numërojnë bandat dhe banditët.Opozitën e tyre e shkatërroi mafia shqiptare dhe ndërkombëtare. Sot çdo shqiptar që do ta ndjejë veten të respektuar, dinjitetin e tij të respektuar duhet të bashkohet me ju, të bashkohet në Tiranë, në një betejë jetike për të rikthyer në Shqipëri vlerat e lirisë, votën e lirë, pluralizmin.

Miqtë e mi! Zhvillimet e dy viteve të fundit janë zhvillime dramatike në themelet e një rendi shoqëror. Janë zhvillime dramatike për të ardhmen e një kombi dhe një vendi, janë zhvillime të cilat faktojnë për çdo njeri vendosjen e një lloj diktature tjetër, diktaturës së krimit, drogës dhe vjedhjes së shqiptarëve. Opozita u sulmua barbarisht si askund tjetër, mafia më e fuqishme e botës u kontraktua për të shkatërruar opozitën shqiptare. Qeveria me në krye, kryehajdutin e kombit bëri gjithçka që vendi të ishte pa opozitë. Por të gjitha këto dështuan. Sot opozitë jeni ju, opozitë janë qindra e mijëra shqiptarë të cilët bashkohen me ju, me 20 shkurt për ti dhënë ndëshkimin e merituar atyre të cilët donin një Shqipëria pa opozitë, atyre të cilët asgjësuan çdo hapësirë për opozitën. Atyre të cilëve me firmat e tyre vjedhin çdo ditë, çdo muaj qindra milionë euro. Trajtojnë pasuritë publike si pronë private, njëlloj si në diktaturën më të egër. Atyre të cilët shkelmojnë mbi interesat kombëtare, mbjellin ndasi dhe bëjnë gjithçka që të asgjësojnë fuqinë e një kombi, të ardhmen e tij.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy