Kello: Veliajt i ka mbetur vetëm "kostumi" i kryebashkiakut, duket i mënjanuar (VIDEO)

Kello: Veliajt i ka mbetur vetëm "kostumi" i kryebashkiakut, duket i mënjanuar (VIDEO)

Gazetari Andon Kello duke folur në MCN Live tha që Erion Veliaj dje ka dalë jo entuziast nga mbledhja e Kryesisë së PS.

Sipas Kellos, Veliajt tashmë i ka mbetur vetëm kostumi i kryebashkiakut dhe ai nuk duket të jetë i përfshirë si dikur në prag të fushatës. 

Veliaj dje ka qenë në mbledhjen e Kryesisë së PS. Është larguar i vetëm, me një klimë jo aq entuziaste sa të tjerët. Lëvizja e radhës sërish ka një lidhje indirekte me Veliajn. PS vendosi Gonxhen në Dibër dhe më pas katapultohet në Tiranë, ku bëhen 4 drejtues politikë. Veliajt i ka mbetur tashmë vetëm kostumi i kryebashkiakut. Tani e shohim vetëm në disa takime strukturash shumë indiferente. Bie në sy fakti që Veliaj s’po përfshihet shumë në fushatë, ka mbetur te kostumi i kryebashkiakut, në krahasim me dy fushatat e mëparshme, ku merrej Mazniku me punët e bashkisë dhe Veliaj ishte përditë në takime. Ka një mënjanim, por kjo do duket kur të fillojë fushata. Fakti që Tirana ka 4 drejtues politik është një sinjal.”

Duke analizuar reagimin e dytë të kryebashkiakut Veliaj në lidhje me hetimet, Kello thotë:

Ky reagimi i dytë ka qenë më shumë detyrues se sa sqarues. Duke nisur me akuzat për kryedemokratit Berisha, që i ka mëshuar fort ngjarjes pas kontrollit të banesës së Veliajt. Veliaj ndalet për të sqaruar dinamikën e atyre 2 orëve kur ndodhi kontrolli i banesës. Ka pasur akuza nga PD se agjentëve u është mbyllur dera nga familjarët e kryebashkiakut Veliaj, dhe opozita ka hedhur dyshime se në ato dy orë mund të ketë ndodhur diçka, manipulime provash, çka është hedhur poshtë nga Veliaj. Veliaj thotë që agjentët e BKH s’kanë pasur një vendim gjykate, çka do të ishte e rëndë procedurialisht. Veliaj thotë që bashkëshortja e tij së bashku me djalin e kanë telefonuar dhe Veliaj ka dhënë direktiva që familjarët e tij të jenë të hapur dhe transparent. Veliaj sërish akuzon mediat, duke hedhur dyshime të forta pas tyre, duke theksuar se altoparlantët mediatik ishin aty para grupit hetimor. Veliaj hedh dyshime të forta se gjithçka është e orkestruar, pavarësisht se po sillet korrekt me hetimin e SPAK. Ka një ndarje, Veliaj institucionalisht të paktën thotë që ky hetim s’e shqetëson, duke paralajmëruar se radha do t’i vijë çdo politikani në Shqipëri, duke e pasqyruar si kontroll pasuror rutinë. Vet individualisht Veliaj duket se është i shqetësuar nga ky hetim i SPAK”.
 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy