
Një ditë pas ndryshimit të emrit të LSI, është publikuar logoja e Partisë së Lirisë.
Ka qenë kryetari i Komitetit Organizativ të Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka publikuar logon e re në një postim në rrjetet sociale.
Kujtojmë që sot, një ditë pas Konventës, u miratuan dhe ndryshimet në statut që i hapën rrugën ndryshimit të emrit, logos dhe vulës së LSI.
Ilir Meta do të mbajë dhe konferencën e parë për mediat nga selia e Partisë së Lirisë.



