Samiti i Diasporës në Tiranë/ Begaj: Shqiptaria nuk mbaron brenda kufijve tanë, shqiptarët janë fuqi globale

Samiti i Diasporës në Tiranë/ Begaj: Shqiptaria nuk mbaron brenda kufijve tanë, shqiptarët janë fuqi globale

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, mbajti fjalën hapëse në edicionin e katërt të Samitit të Diasporës që po zhvillohet në Tiranë. Në fjalimin e tij, ai theksoi rolin e rëndësishëm të diasporës shqiptare, duke e cilësuar atë si një “fuqi globale” dhe një pjesë të pandashme të zhvillimit të vendit.

 

Begaj u shpreh se “shqiptaria nuk mbaron aty ku mbarojnë kufijtë e Shqipërisë”, por ajo shtrihet në çdo vend ku jetojnë shqiptarë, duke krijuar një ndikim të gjerë ndërkombëtar në fusha si teknologjia, arsimi, arti dhe sporti.

 

Presidenti vlerësoi diasporën si “ambasadorët më të mirë të Shqipërisë”, duke theksuar se marrëdhënia me të duhet të shihet tashmë si një partneritet zhvillimi dhe jo vetëm si burim remitancash. 

 

 

Ai shtoi gjithashtu se e drejta e votës për diasporën tashmë është bërë realitet dhe se lidhja me të duhet të forcohet edhe më tej në aspekt ekonomik dhe institucional.

 

Gjatë Samitit, u zhvillua edhe ceremonia e dekorimeve për disa personalitete të diasporës. Mes të nderuarve ishte edhe ish-kapiteni i Kombëtares, Lorik Cana, i cili u vlerësua me titullin “Kalorës në Urdhërin e Skënderbeut”. 

 

Po ashtu u dekoruan edhe Gentian Toshkezi, Klarita Gërxhani dhe Shqiponj Telhaj për kontributin e tyre në fusha të ndryshme.

 

Samiti i Diasporës vijon punimet në Tiranë me pjesëmarrjen e përfaqësuesve nga komunitetet shqiptare në mbarë botën.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy