Analistja Anduena Llabani tha në studion e MCN Live se Jorgo Goro ishte vendosur në survejim total prej 4 muajsh.
Duke vijuar më tej, Llabani tha se fakti është vendosur masa e sigurimit “arrest me burg” do të thotë që janë siguruar provat.
Fredi Beleri ka bërë i pari padinë. E kam thënë në këtë studio 4 muaj më parë që Goro mund të arrestohet. Katër muaj, edhe unë fillova të interesohem.
4 muaj Goro është vënë nën survejim total, nën kontroll, në përgjim me mjetet që ka BKH për të parë kush janë bashkëpunëtorët, me kë do flasë, çfarë do i thoshte. Ka shumë tangente që hiqen. Nuk e dimë ende kush janë personat e tjerë.
Fakti që SPAK ka vendosur një masë kaq të ashpër do të thotë që gjithçka është siguruar. Do të ketë njerëz të tjerë zinxhir.
Deri tani nuk kam parë biznesmenë që shkojnë në punë për çështje investimesh strategjike.
Ajo tokë do t’i kthehet shtetit. Edhe pse aty kishin filluar punimet.
Më tej, Llabani tha se nëse vërtetohet akuza “shpërdorim detyre”, Goro rrezikon 7 vjet burg.
7 vjet rrezikon deri tani nëse provohet akuza ‘shpërdorim detyre’.



