Shqiptarët që jetojnë jashtë vendit do të kenë mundësinë të votojnë në zgjedhjet e 25 prillit.
Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi ka ngritur një grup i cili do të punojë lidhur me mundësinë e votimit për emigrantët shqiptarë.
Grupi i ngritur është i përbërë nga 6 anëtarë, të cilët do të përgatisin një material mbi mundësinë e votimit nga emigrantët.
Grupit prej 6 aëtarësh i janë caktuar këto detyra:
1.Të vlerësojë mundësinë e votimit nga jashtë vendit në zgjedhjet për Kuvendin të datës 25 prill 2021 të shtetasve shqiptar me të drejtë vote, të cilët e kanë rezidencën jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë.
2.Të përgatisë një vlerësim mbi llojin, procedurën e votimit, manuale ose elektronike duke marrë në konsideratë kushtet e vendit tonë.
3.Të përgatisë një vlerësim mbi procesin e votimit dhe administrimin e votave dhe përfshirjen e tyre në rezultatin e zgjedhjeve.
4.Të bëjë një vlerësim të përgjithshëm mbi kostot financiare.
5.Të përgatisë një listë me akte juridike dhe protokolle teknike që do të bëjnë të mundur votim nga jashtë vendit
6.Të prezantojë modele të këtij lloji votimi në vendet e ndryshme.



