
Në takimin përmbyllës të fushatës në Lushnje, kryedemokrati Sali Berisha, deklaroi se në mbarë Shqipërinë garojnë dy alternativa, ku njëra alternativë që buron nga kandidatët e zgjedhur nga njerëzit të cilët kanë ndërtuar një program kryekëput për qytetarët.
Ndërsa në krahun tjetër, deklaroi se janë kandidatët e bodrumit të Edi Ramës, që nuk kanë lidhje me qytetarët, për të cilët nuk ka votuar asnjë qytetar i vetëm dhe që nga mëngjesi në darkë u thuri lavde.
Njeriu që kalon nga sheshi në shesh me zorrën qorre në gojë me disa me shprehje halabaku.
Njeriu që në vend të paraqesë alternativë para jush, të japë llogari para jush përpiqet të mbrohet me shprehje banale, përdor një fjalor me të cilin tregon qartësisht se për atë qenie ju nuk ekzistoni.
Sepse përpiqet me çdo kusht, që me atë fjalor, tallavanë e tij të mbulojë, maskojë sadopak vjedhjen e tmerrshme që ai u ka bërë gjatë këtyre 8 viteve.
Të përpiqet të mbulojë sadopak dhunimin masiv të të drejtave tuaja gjatë këtyre viteve. Të përpiqet të mbulojë sadopak përzënien, dëbimin nga Shqipëria të 1/3 së lushnjarëve, 1/3 së shqiptarëve.
Të përpiqet të mbulojë sadopak braktisjen e plotë të fshatit shqiptar, dramën që ai u krijoi bizneseve në qytete, por në mënyrë të veçantë dramën e madhe që u krijoi bizneseve në fshatrat e Myzeqesë dhe mbarë Shqipërisë.
Asnjëherë fshatarët shqiptarë nuk kanë pasur një regjim më armik se ky, një regjim që i takson ata në mënyrë të njëanshme, një regjim që i hap kufijtë për të lënë në fushë prodhimet e tyre, një regjim që krijon monopolin e imputeve dhe bën që dengu i barit të kushtojë shumë më tepër se qumështi i prodhuar.
Ka krijuar mbi vendin një rrjet mafioz në të cilin zyrtarët pasurohen, majmen, qeveritarët vjedhin miliona e qindra miliona, kurse shqiptarët ikin dhe vetëm ikin si njerëz të pashpresë paçka se toka e tyre është një parajsë e vërtetë.
Ai akuzoi Edi Ramën se ka vetëm një qëllim, pasurimin e tij dhe të klaneve të tij dhe për këtë arsye, ai vjedh në mënyrë të papërmbajtur.
Sipas tij, Kontrolli i Larti i Shtetit e deklaron se ka vjedhur me qeverinë e tij 122 miliardë lekë në 9 muaj
Të ecësh përpara me Edi Ramën, do të thotë të ecësh përpara drejt greminës. Të ecësh përpara me Edi Ramën do të thotë të vraposh drejt varfërisë.
Të ecësh përpara me Edi Ramën do të thotë të vraposh drejt boshatisjes së Shqipërisë. Të ecësh përpara me Edi Ramën do të thotë të vraposh drejt shkatërrimit të shërbimeve, arsimit, shëndetësisë, biznesit.
Pra a është jetik ndryshimi sot? Pak vite më parë njerëzit e ndjenin se duhej ndryshimi. Por pati nga që menduan përsëri se Edi Rama mund të sjellë ndryshimin.
Koha faktoi se ky ishte një mendim shumë i gabuar, sepse Edi Rama jo që nuk solli ndryshimin, por solli përkeqësimin dhe vetëm përkeqësimin e gjendjes ekonomike të shqiptarëve.
Vendosi mbi ta me shpejtësi të madhe, tiraninë e varfërisë.



