
Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, është paraqitur sot në Prokurorinë e Krimeve të Rënda, për të paraqitur një provë, që siç kishte paralajmëruar, është decizive për procesin.
Tahiri u paraqit te Krimet e Rënda, i shoqëruar nga avokati i tij, Maks Haxhia, në orën 13:00.
Pasi doli nga gjykata, Tahiri tha se disa gjëra do të merren vesh pas 2-3 ditësh.
“Prisni 2-3 ditë dhe do të dëgjoni. Ju kërkoj mirëkuptimin tuaj. Unë kam mbi 1 vit që dëgjoj pafundësisht dhe kam heshtur”, tha ai.



