Reforma zgjedhore, Bejko: Propozimi ynë, Shqipëria një zonë elektorale

Reforma zgjedhore, Bejko: Propozimi ynë, Shqipëria një zonë elektorale

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Roland Bejko deklaron se kanë propozuar një sistem Shqipëria një zonë elektorale, të votojnë gjithë shqiptarët kudo që janë, brenda dhe jashtë vendit.

Duke folur për MCN Live, ai tha se listat duhet të jenë të hapura dhe të jetë votim dhe numërim elektronik.

Çështjen e deformimit të vullnetit të qytetarëve e zgjidh kompromisi politik.

Nëse Rama i blen votat përpara ditës së votimit me patronazhistët e tij, po qe se konfirmohet se ka deformuar rezultatin, ndërkombëtarët të mos e njohin rezultatin dhe të përsëritën zgjedhjet.

Nuk mbrohet dot vota nëpër shtëpi. Ndërkombëtarët janë të interesuar që të fillojë diskutimi mbi rishikimin e reformës zgjedhore.

PD ka bashkëkryetarin dhe gjithë partitë e tjera janë të përfshira në komision.

Pavarësisht se quhet bipartizan nuk është mes Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy