Prokuroria e Posaçme i ka njoftuar sot akuzën e pastrimit të parave biznesmenit Elman Abule pjesë e dosjes Veliaj. Ndërkohë mësohet se kryebashkiaku do të njihet nesër zyrtarisht me akuzat për të cilat ndodhet në arrest prej 10 shkurtit, korrupsion, pastrimi i parave dhe fshehje e pasurisë. Kanë reaguar edhe avokatët e Veliajt, të cilët kundërshtojnë akuzat.



