
Me gjithë situatën e protestave dhe akuzave nga kundërshtarët e tij politikë, kryeministri Rama gjenë kohën dhe momentin për të ironizuar krerët e partive opozitare .
Kreut të qeverisë nuk i shpëton asnjë rast nga lapsuset e tyre në deklaratat që ata mbajnë dhe më i publikon në rrjet duke i ngacmuar.
Pasi është marre jo pak herë me Bashën, Rama kësaj here ka ironizuar kryetaren e LSI-së, Monika Kryemadhi, teksa i ka shkëputur një moment nga fjala e saj për amendimet që LSI kërkonte për zgjidhjen e kërkesave të studentëve.
“Ai momenti kur Doktorresha i’a kalon Artistit në aritmetikë (se në gramatikë s’ka konkurent)”, shkruan Rama.
Por, i menjehereshem ka qene reagimi i kryetares se LSI-se, Kryemadhi, e cila nuk ia ka kursyer nje pergjigje.
“Mirë aritmetikën, që e ke mbyllur në klasë të katërt fillore, por të paktën gramatikën t’a kishe shfletuar ndonjëherë… P.s: …dhe mos u përpiq të konkurrosh rininë me meme, je shumë i vjetër dhe me humor bajat, që bën për të qeshur vetëm oborrin tënd”, shkruan Kryemadhi ne reagimin e saj në "Facebook".

Por pas Kryemadhit Rama nuk kurseu as Bashën duket e ironizuar.
Ramës nuk i ka shpëtuar incidenti pas fjalës së Bashës në Kuvendin Kombëtar të PD i cili për pak sa nuk u rrëzua pasi nuk pa shkallën.
Kryeministri i ka “kushtuar” një story në Instagram-in e tij liderit demokrat, “Pse mër e keni zgju herët sot, po është gjynof mër”.




